Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për “veprim urgjent dhe konkret” për të mbrojtur fëmijët nga medikamentet e kontaminuara.
Në njoftimin e OBSH-së, të raportuar nga mediat britanike, thuhet se vitin e kaluar ka pasur shumë raste të dyshuara për shurupe të kontaminuara për kollën.
Sipas OBSH-së, në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan nga sëmundja akute e veshkave në vitin 2022 vdiqën pothuajse 300 fëmijë, ndërsa këto vdekje ishin potencialisht të lidhura me medikamentet e kontaminuara.