Gjenevë, 4 qershor – Vaksinimi i fëmijëve nuk është prioritet nga këndvështrimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, megjithëse një numër në rritje i vendeve të pasura kanë aprovuar vaksinat kundër Kovid-19 për adoleshentë dhe fëmijë.
Ekspertja e imunizimit të OBSH-së Kejt O’Brajan thotë se imunizimi i fëmijëve kundër koronavirusit “nuk është prioritet i lartë” duke pasur parasysh furnizimin jashtëzakonisht të kufizuar global të vaksinave.
Ajo theksoi se vaksinimi i fëmijëve “nuk ishte prioritet nga perspektiva e OBSH-së”, megjithëse një numër vendesh të pasura kanë miratuar vaksinat kundër Kovid-19 për adoleshentë dhe fëmijë.
Kanadaja, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar kohët e fundit disa vaksina kundër Kovid-19 për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç ndërsa ata i afrohen synimeve të vaksinimit të të rriturve.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus paraprakisht u ka bërë thirrje vendeve të pasura të dhurojnë vaksinat e tyre për të varfërit në vend që të imunizojnë adoleshentët dhe fëmijët e tyre.
Më pak se një për qind e vaksinave kundër Kovid-19 u jepet vendeve të varfra.