Gjenevë, 16 tetor – Studimi i fundit për terapinë me Kovid-19 tregoi se ilaçet e përdorura për të nuk arritën të parandalonin rastet e vdekjes.
Një seri ilaçesh, të paktën ato që përdoren për të trajtuar Kovid-19, nuk kanë arritur të parandalojnë vdekjen tek pacientët e infektuar me koronavirusin e ri, tregojnë rezultatet sipas studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Për gjashtë muaj, studimi më i madh në botë i kontrolluar i terapisë me Kovid-19 shfaqi dëshmi bindëse të efikasitetit të barnave të rishpërndara në trajtimin e koronavirusit.
“Rezultatet e përkohshme të studimit të ‘Solidaritet në procesin e terapisë’, të koordinuar nga OBSH-ja tregojnë se Remedisivir, Hidroksiklorokinë, Lopinavir/Ritonavir dhe Interferon duket se kanë pak ose aspak efekt në vdekshmërinë 28-ditore ose në kursin e spitalit për Kovid-19 midis pacientë të shtruar në spital”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq.
Jashareviq theksoi se përskaj rezultateve për katër opsionet e para të vlerësuara për trajtimin janë jo-premtuese, platforma globale tani është në dispozicion për të vlerësuar shpejt opsionet e reja premtuese për trajtim, me gati 500 spitale që marrin pjesë si vende për kërkime.