Gjenevë, 7 maj – Organizata Botërore e Shëndetësisë e miratoi për përdorim urgjent vaksinën kundër Kovid-19 të prodhuesit kinez të barërave Sinofarm.
Vaksina, një prej dy vaksinave kineze që tashmë u janë dhënë qindra milion njerëzve në Kinë dhe jashtë vendit është gjithashtu edhe vaksina e parë kundër koronavirusit të miratuar nga OBSH, e cila nuk është zhvilluar në Perëndim.
Gjithashtu, OBSH për herë të parë miratoi për përdorim urgjent vaksinë kineze kundër një sëmundje infektuese.
Fakti se vaksina Sinofarm është në listën e OBSH-së për vaksina urgjente është sinjal për rregullatorët kombëtar se është efikase dhe e sigurt dhe do t’i mundësojë të kyçet në sistemin Kovaks, program global për vendet e varfra.
OBSH deri më tani i miratoi për përdorim urgjent vaksinat kundër Kovid-19 të cilat i zhvilloi Fajzer/Biontek, Astra Zeneka, Xonxon & Xhonson dhe Moderna.