Gjenevë, 15 tetor – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) premtoi se do të dërgojë ekspertë të cilët do të duhet ta parandalojnë shfrytëzimin seksual në 10 lokacione.
Vendimi është sjellë pas skandalit të madh në Kongo, ku personeli i OBSH-së është akuzuar për keqpërdorim seksual të grave.
Një numër i madh i donatorëve perëndimor kërkuan nga OBSH-ja që të ngre hetim të hollësishëm të pavarur, i cili duhet të konfirmojë se si ka ndodhur skandali.
Rreth 83 persona në Kongo të cilët ndihmuan gjatë pandemisë me ebolën, prej të cilëve një e katërta punonin për OBSH-në, janë të përzier në shfrytëzimin seksual dhe keqpërdorimin e grave në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2020, njoftoi javën e kaluar komisioni i pavarur.