Sëmundja e fruthit është duke u përhapur nëpër Evropë, kudo që imunizimi ka rënë, ka paralajmëruar Organizata Botërorë e Shëndetësisë. Përhapja më e madhe deri më tani është parë në Itali dhe Rumani, shkruan BBC. Në muajin e parë të këtij viti, në Itali janë raportuar më shumë se 200 raste. Ndërsa në Rumani janë raportuar 3,400 raste që janë prekur nga fruthi dhe 17 vdekje, që nga janari 2016. Fruthi është tejet ngjitëse dhe për mbrojtje rekomandohet vaksinimi. Megjithatë shumë shtete janë duke hasur në probleme që të realizojnë atë.