Gjenevë, 29 tetor 2018 – Ndotja e ajrit, si në hapësirë të mbyllur, ashtu edhe në të hapur, në vit shkakton vdekjen e rreth 600.000 fëmijëve të moshës nën 15 vjeçare, si rezultat i infeksioneve respiratorë akute, publikoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Ndotja e ajrit është “duhani” i ri potencoi drejtori i ri i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom gebrejesus në komunikatën e publikuar në ueb-faqen e Organizatës, e cila sot dhe nesër në Gjenevë e mban Konferencën e parë botërore për ndotjen e ajrit dhe shëndetin.
Me këtë rast, Organizata publikoi raport në të cilin thuhet se çdo ditë rreth 93 për qind e fëmijëve në botë nën moshën 15 vjeçare thithin ajër të ndotur që i rrezikon jetët e tyre dhe zhvillimin.
Sipas OBSH, rreth 91 për qind e banorëve të planetit Tokë thithin ajër të ndotur, i cili brenda një viti merr rreth shtatë milionë jetë