Damask, 20 nëntor – Observatori sirian për të drejtat e njeriut kumtoi se 23 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Siri.
Observatori, i cili është grup aktivist opozitar me seli në Britaninë e Madhe, thekson se mes viktimave ka 15 persona të cilët nuk janë sirianë, ndërsa disa prej tyre janë iranian, transmeton gazeta KOHA.
Shefi i observatorit Rami Abdurahman tha se mes viktimave ka dy civilë, si dhe pesë ushtarë sirianë.
Sipas tij, cak i sulmeve izraelite kanë qenë depo për armë në periferinë e Damaskut të cilat u përkasin forcave elite iraniane Kuds.
Abdurahman shtoi se mes tjerash, është qëlluar edhe baza ajrore në pjesën perëndimore të Damaskut ku kanë qenë të stacionuara njësitet për mbrojte kundër ajrore.
Ushtria izraelite kumtoi se ka kryer “sulm të madh” kundër caqeve iraniane në Siri pas sulmit raketor ndaj Rrafshnaltës së Golanit e cila është nën kontroll të Izraelit.(koha.mk)