Halifaks, 24 nëntor – NATO-ja tani për tani nuk është e interesuar për pranimin e Ukrainës në radhët e saj, sepse nuk dëshiron të hyjë në përleshje të drejtpërdrejtë me Rusinë, deklaroi këshilltari i presidentit amerikan për siguri nacionale Robert O’Braen.
Në forumin e sigurisë në qytetin kanadez Halifaks O’Braen u pyet vallë NATO duhet më aktivisht “ta mbajë Ukrainën më larg agresionit rus”.
“Sa i përket NATO-s dhe Ukrainës nuk mendoj se kjo tani për tani është në rend dite. Rusia faktikisht është në konflikt me Ukrainën. Nuk mendoj se për NATO-n do të jetë tërheqëse ta pranojë Ukrainën në radhët e saj dhe të hyj në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha këshilltari për siguri nacionale i presidentit amerikan.
Ai vlerëson se Perëndimi nuk dëshiron përleshje me Rusinë dhe se NATO është krijuar të mos lejojë përleshje të këtilla, transmetuan mediat ruse.
O’Braen njëkohësisht konfirmoi se SHBA-ja edhe tutje do ta mbështesë Ukrainën në kundërshtimin e saj ndaj Rusisë.