Atletico Madrid ka filluar t’i blindojë disa lojtarë. Atletico Madrid nuk dëshiron të rrezikoj me kontratat e lojtarëve dhe t’i humbet ata pa u marrë asnjë cent. Skuadra spanjolle i ka ofruar kontratë të re Jan Oblakut. Atletico Madrid e transferoi portierin slloven nga Benfica në vitin 2014, ndërsa tani është njëri ndër portierët më të mirë në Evropë.
Kontrata e Oblakut skadon në vitin 2021, por që madrilenët duan që ai ta vazhdojë kontratën edhe për katër vite të ardhshme.