I njohur kryesisht për tulipanet dhe biçikletat, Amsterdami është kthyer në një prej qyteteve më të suksesshme në luftën kundër obezitetit. 1 në 5 fëmijë në Amsterdam rrezikohet nga probleme shëndetësore në të ardhmen..Por statusit si qyteti me nivelin më të lartë të obezitetit në Holandë ai i është përgjigjur me një program të efektshëm që po prodhon rezultat edhe në komunitetet më të varfra e të vështira për t’u arritur. Ndër të tjera programi parashikon ndalimin e lëngjeve në shkolla dhe investimet për më shumë burime me ujë të pijshëm rreth qytetit; zhvillimin e kurseve për gatime të shëndetshme në shkolla, refuzimin për të sponsorizuar evente të financuara nga kompani fast-foodesh, inkurajimin e prindërve për t’i propozuar fëmijëve biçikletat pa pedale, si dhe anëtarësime në qendra e aktivitete sportive pa para për familjet më të ardhura të ulëta. Nga 2012 deri në 2015 numri i personave mbipeshë ka rënë me 12 për qind. Por Amsterdami ka bërë atë që askush tjetër nuk ka mundur para tij, pasi rënia më e madhe është shënuar në shtresat e ulëta ekonomike-sociale. Një tjetër pjesë e rëndësishme është gjumi, pasi siç thotë menaxherja e programit Karen den Hertog gjumi i pamjaftueshëm çrregullon hormonet. Për këtë arsye zhvillohen herë pas here diskutime me prindërit mbi modelet e gjumit të fëmijëve.