Një teori konspirative ka shqetësuar qytetarët e SHBA, e cila sugjeron se Barack Obama mund të refuzojë që të mos jetë më President. Pra, në thelb, disa njerëz kanë bërë këtë teori duke u bazuar mbi Urdhrin Ekzekutiv 13603 të cilin Obama e ka nënshkruar në vitin 2012. Urdhri Ekzakutiv 13603, i cili gjithashtu quhet Burimet Nacionale Mbrojtëse për Gatishmërinë e Rendit, i jep Presidentit fuqi shtesë në raste të emergjencave nacionale, transmeton koha.net. Tani normalisht një president mund të shërbejë vetëm dy mandate në detyrë në mënyrë që t’i kufizohet pushteti, por EO 13603 mundet(sipas teorisë së komplotit mund të ndodh) që ai të sigurojë një shteg që ta zgjasë mandatin e vet. Sipas këtij urdhri, Obama potencialisht mund të qëndrojë në zyrë nëse një emergjencë ndodh, për shembull, disa fatkeqësi natyrore, mungesa e ushqimit në kontinentin e gjerë, e në qoftë se ai e deklaron gjendjen e jashtëzakonshme. Ligji Luftarak i jep pushtetit politik mbi ekzekutivin, në këtë rast Presidentit dhe ushtrisë, por heq pushtetin nga degët e tjera të qeverisë. Në thelb Demokracia pezullohet dhe vendimmarrja bie vetëm te një njeri. Për këtë, njerëzit tani janë duke u shqetësuar për shkak se Obama e ka nënshkruar EO 13603, vetëm që të mund të rrijë në Shtëpinë e Bardh.Por kjo teori ka shumë për fat të mirë nuk mund të bëhet edhe aq lehtë realitet, pasi Presidentit i duhet arsye shumë të forta për ta bërë këtë.