Uashington, 4 qershor – Ish presidenti amerikan Barak Obama dje u bëri thirrje amerikanëve të përdorin urgjencën e protestave për shkak të vdekjes së afro-amerikanit Xhorxh Flojd për të sjellë një “ndryshim të vërtetë” në SHBA.
Obama, i cili për herë të parë i komentoi trazirat në dhjetëra qytete amerikane, u bëri thirrje të gjithë prefektëve në konsultim me qytetarët, të rishqyrtojnë politikën e tyre të përdorimit të forcës nga departamentet e tyre të policisë.
Ish-presidenti amerikan tha se javët e kaluara, pa marrë parasysh sa ishin tragjike, të vështira, të frikshme dhe të pasigurta, “ishin gjithashtu edhe një mundësi e jashtëzakonshme që njerëzit të zgjohen nga disa trende themelore në SHBA”, transmeton CBS Njuz.
“Dhe ata na ofrojnë një shans për të bashkëpunuar së bashku që të përballemi me ta, t’i ndërmarrim, për të ndryshuar Amerikën dhe të lejojmë që ajo të jetojë sipas idealeve të saj më të larta”, tha Obama, në një paraqitje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e tij në Uashington, si pjesë e një bisede më të gjerë për reformat e propozuara të agjencive policore dhe përmirësimin e besimit midis policisë dhe qytetarëve.
Obama iu drejtua të rinjve afro-amerikanë direkt, duke u thënë se jeta dhe mirëqenia e tyre janë të rëndësishme.