Në Maqedoni, u testuan edhe revolucionet e zhurmshme sociale e të armatosurat, por edhe ato pasivet në vazhdimësi… asnjëra nuk mer formë të mjaftueshme për të shndërruar këtë shoqëri në funksionale… Dhe , kur sot vras mëndjen thellë, në pesimizëm e pyes veten , si më tej, përgjigja është e vakët: u mbyt organika e kësaj shoqërie tanimë, prandaj hegjemonitë populiste djegin atë …shkrumas!
Nga Adelina MARKU
E pres veten, aq shumë gjatë kohë e pres , të pëlcasë një ditë e të them : ‘’O s’ma nin bre!!!! O nuk asht ka ma nin bre!!!’’…E pse aq e vështirë është me thanë : ‘’nuk ma nin?! Thuje – krisja!’’- më thonë !
Ndërsa arsyeja se përse nuk dua të shpërthej në këtë mënyrë është e natyrës religjioze më shumë , është tek përgjegjësia që njeriu ia mvesh vetes gjatë rritës së vet dhe tek dorëzimi …që do ishte mallkimi më i keq , apo! Sepse të jetosh në një shtet si ky yni, që pak a shumë ka filluar të plotësojë të paktën një nga 4 kushtet e shtetit të dështuar, është njësoj sikur të improvizosh me qenien tënde aty! Dhe jo më larg se dje, isha duke menduar se sa kaptinë filozofike mund të duket dilema : ‘’Sa ne për shtetin apo sa shteti për ne ? ‘’…e përfundimi im është më rigoroz , ngase ne kemi bërë më shumë se sa shteti për ne! Ky është fakt, vështirë se mund të përdëftohet e kundërta.
Katër kushtet e shtetit të dështuar janë si vijojnë : humbja e kontrollit në teritor të shtetit, erozioni I autoriteteve legjitime për të bërë vendime kolektive , pamundësia për të ushtruar me shërbime publike ( e këtu edhe dhënia e rrogave …) si dhe e katërta, paaftësia për të krijuar interakcion me shtetet e tjera e për t’u bërë anëtar i plotfuqishëm i organizatave ndërkombëtare. Dorën në zemër, tre të parat ende i shoh si të largëta , sado erozioni për të krijuar konsensus mbarëshoqëror asnjëherë nuk e arriti standardin e vlerës politike e shoqërore këtu tek ne , prandaj dhe ka degjeneruar skajshmërisht ndërsa pritej të evoluonte! Ndërsa shërbimet publike, aty janë ende, por nuk e riprodhojnë veten , nuk e arsyetojnë veten prandaj janë të standardit nën-mbijetimor, ky standard në rrënie e sipër krijon edhe sensin e jashtëzakonshëm të pasigurisë në shtet. I vetmi kusht që është stabil , është sovraniteti teritorial, ndërsa paaftësia kronike e ndërvartësisë progresiste e për të materializuar fitimin ekonomik mes shtetit ku jetojmë me shtete fqinje e të tjerat , kronikisht po vuan nga virusi i mohimit, negimit madje dhe megalomanisë së tipit të Enver Hoxhës : ‘’edhe bar do hamë …!’’
Qytetari i këtij shteti po plaket …ndërsa adrenalina bjen! Secili nga ne , po mundohet të strehojë fëmijët jashtë dhe ky mendim, ky shqetësim , flet për apati fillimisht por që mëtej-do shndrohet në paranojë shoqërore. Ajo që shkoi mirë në shtet peshon shumë më pak se ajo që shkoi keq për kaq shumë vite këndej, dhe kjo jo-barazi është e dukshme e për më shumë , çahet dita ditës…Janë krijuar të tilla zezona në shoqëri , që as edhe një politikë progresiste nuk mund t’iu vardiset mbarë e për t’iua ndryshuar energjinë. Sepse, nëse çdo gjë mund të duket e bukur në letër e në TV, asnjë gjë nuk mund të duket e plotë – PA BESIM e PA NDJENJË PËRKATËSIE SHTETËRORE!
Dikur, kisha pat lexuar Antonio Gramshin…një marksist ky properëndimor (Ëestern Marxism ) , e në atë kohë, nuk arrija dot të kapja dimensionin e filozofisë së tij politike për nevojën e ndryshimit në shoqëri përmes revolucionit pasiv ,, paj edhe në një si kjo e jona…Le t’a atribuoj periudhën e 2001 dhe Revolucionin e larmë , si revolucione sociale a , …dhe jo si pasive , ndërsa këtë që po e shoh sot të ndodhë – po e gjej të kornizuar si me dorë nga vetë Gramshi…fatkeqësisht! Ndoshta…, matrica e një rregjimi të kaluar – ai projugosloven , ku hegjemoni kuturonte mëndjet e qytetarëve ( votuesve ) është ende në damarët e lidershipt këtu, prandaj dhe votuesit a! Nga prespektiva e sotme , e kuptoj më së miri filozofinë e Gramshit ngase ky madje i bënte një asociacion asaj kohe këtij lloj revolucioni me fashizmin Italian. Hmmm, edhe fashizmi për të ardhur, nevojitej reformë apo! Reformatim shoqërie …ngadalë, ngadalë, revolucion pasiv a! Por nga prespektiva e sodit, leximi i teorisë së Gramshit barazohet jo më në kryengritjen ( revolucionin social) por në rolin e ndikimin e shoqërive civile dhe institucioneve shtetërore njëkohësisht për të adresuar qytetarit reformën e re në shoqëri! Gramshi thirej në të ashtuquajturën nevojë për të konstruuar NDRYSHIM ORGANIK në shoqëri. Sado kontradiktore të duket kjo! Këtë , ai e quante taktikë fillestare për të kaluar tek taktiyimi me edukimin e të rrinjve , ku prodhimi institucional mësimor do ishte i nacionalizuar deri në atë masë centriste – që ne leximin e sotëm libertarian do e përjashtoja si të dëmshëm sepse është përjashtues për Tjetrin . Taktika tjetër do vazhdonte në përdorimin e gjuhës, ku Gramshi do thirej në një si tip institucionalizimi të hegjemonisë kulturore në shoqëri ( hegjemoni multikulturore quaje po deshe !) , dhe kontrollimin e rreptë të përdorimit të gjuhës së Tjetrit . Gramshi përjashtonte influencimin e fesë në shoqëri , duke e minimizu paraqitjen e saj deri në lokalizim , ndërsa poaq e utilizonte përdorimin e mediave në formë taktizuese – duke iu atribuar nevojës së saj për përdorim ‘’propagandistik’’ në inspirimin e revolucionit pasiv!
Hmmm, nguca pak Gramshin për t’a bindur veten e tuj e nda me ju me gjasë se , gabimi i shoqërisë sonë qëndron pikërisht tek amplitudat joorganike të revolucioneve -pra, kryengritjeve sociale ! Pas tyre …si me një rregjim të përçudnuar e nga Qeveritë e reja reformatore vendoset Revolucioni pasiv , i cili poaq dëshiron të kontrollojë lirinë kulturore, tuj adresu vlera hegjemone institucionale e në kontekstin e sotëm – përmes shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore. Sepse …ja , si për fillim po ju pyes: a keni dëgjuar derimëtani shqoqërinë civile të adresojë nevojën për liberalizimin e përdorimit të gjuhëve të Tjetrit në shoqëri e për kaq vite të funkcionimit të tyre ? Unë , nuk kam dëgjuar një thirje të tillë sot e pesë dekadat e mia! Prandaj…hmmm, në Maqedoni, u testuan edhe revolucionet e zhurmshme sociale e të armatosurat, por edhe ato pasivet në vazhdimësi… asnjëra nuk mer formë të mjaftueshme për të shndërruar këtë shoqëri në funksionale… Dhe , kur sot vras mëndjen thellë, në pesimizëm e pyes veten , si më tej, përgjigja është e vakët: u mbyt organika e kësaj shoqërie tanimë, prandaj hegjemonitë populiste djegin atë …shkrumas!
Nuk më pëlqen…nuk më pëlqen…Kam lodhje…prandaj, gjëmoj në mos-besim!
Kupën sot e shoh të shprazur!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)