Shkup, 21 maj – Dje O.H “Kalliri i Mirësisë” realizoi iftarin tradicional, iftar ky i cili organizohet për vite me radhë.Pjesëmarrës të këtij iftari tradicional ishin kryetar të komunave, drejtori gjeneral i Halk Bank, drejtori i Fondacionit MAARIF, udhëheqës të institucioneve të ndryshme, drejtues të OJQ ve, hoxhallarë, afaristë, donatorë dhe dashamirë të kësaj organizate humanitare.
Pas iftarit u prezantua program i shkurtër duke filluar me leximin e kur’anit nga hafizi mirënjohur Xhemail Nuhiu. Të pranishmëve, kryetari i O.H “Kalliri i Mirësisë” z.Rufat Sherifi iu drejtua me fjalë përshëndetëse, duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe faleminderim për mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim të përbashkët humanitar.
Iftarin e begatoi edhe prezenca e myftiut të Shkupit z.Qenan ef.Ismaili i cili poashtu përshëndeti të pranishmit dhe faleminderoi për ftesën.
Ditëve në vijim, kjo organizatë do të shtron edhe iftare tjera për shtresat e ndryshme të shoqërisë, cilat kane nevojë për përkrahje financiare dhe morale.