Roma këtë edicion nuk ka arritur të jetë as e përafërt me edicionet e fundit. Skuadra nga kryeqyteti italian ishte ndër ekipet pretendetlnte për titullin e kampionit por që nuk ka arritur në asnjë moment të jetë kundërshtar serioz i Juventusit. Giallorosët tani rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe nga edicioni i ri priten ndryshime. Shumë lojtarë do të largohen nga skuadra, ndërsa i pari duket se do të jetë Steven N’Zonzi. Reprezentuesi francez ou bashkua Romës për 30 milionë euro nga Sevilla, por që ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij. Arsenal, Everton dhe Sevilla janë ekipet që e duan transferimin e 30-vjeçarit. Roma është gati ta lë lirë nëse vije një ofertë mbi 20 milionë euro.