Shkup, 19 dhjetor – Shkupjani S.B. dje në orën 12 e 18 min në polici ka lajmëruar se rreth orës 12 përderisa ka qenë duke gjuajtur peshk në lumin Vardar ka vërejtur një trup mashkulli të vdekur. Ekipi i mbrojtjes së zjarrfikësve nga uji e ka tërhequr trupin. Bëhet fjalë për një trup mashkulli të moshës nga 55 deri në 70 vjeç. Nga Ndihma e shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dhunës. Ekipi policor ka kryer kontroll në vendngjarje dhe me urdhër të Prokurorit publik trupi është dërguar për obduksion në Institutin për mjekësi ligjore.