Gostivar, 10 shkurt – Shoqëria për produksion artistik “Europian Capital Advisor Managemant”, nga Shkupi në partneritet me Komunën e Gostivarit, do të realizojnë programin “Maqedonia në ritmin e Evropës”, dedikuar fëmijëve të Komunës së Gostivarit. Me këtë program, Komuna e Gostivarit inkuadrohet në realizimin e këtij projekti të destinuar për fëmijët e arsimit fillor dhe të mesëm për të cilët ofrohet trajnim falas. Fëmijët përgatiten që të marrin pjesë dhe ta përfaqësojnë komunën në shtetin e Evropës i cili do t’i ndahet nga ana e organizatorit të manifestimit “Maqedonia në ritmin e Evropës” në koncertin final i cili do të mbahet në Shkup me transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar. Në territorin e komunës së Gostivarit do të realizohet audicion për fëmijëve nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe të përzgjedhë deri në 20 fëmijë më të talentuar të cilët do të marrin pjesë në trajnimet e mëtejshme falas dhe në ceremoninë përmbyllëse. Organizatori do të mbajë prova me fëmijët e përzgjedhur në audicionin me qëllim që t’i përgatisë për manifestimin përmbyllës në të cilin do të prezantohen komunat në disiplinat solo këndim dhe vallëzim modern e cila do të shkojë në transmetim televiziv të drejtpërdrejtë. Fëmijët e përzgjedhur në audicionin të cilët do t’i përfaqësojnë komunat, do të prezantohen në gjuhë të huaj. Fituesi do të zgjidhet me votat e publikut përmes votimit me SMS dhe votimit të jurisë e cili do të përbëhet prej përfaqësuesve të të gjitha komunave pjesëmarrëse, prej të gjithë operatorëve celularë. 50% nga mjetet e fituara neto prej të gjitha votave me SMS do të dedikohen për qytetin fitues si shpërblim, dhe të cilat do të shfrytëzohen për qëllime të caktuara. Për këtë qëllim dhe për tu koordinuar, në mjediset e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit, u realizua takimi mes drejtuesve të Shoqërisë për produksion artistik “Europian Capital Advisor Managemant”, përfaqësuesve të Komunës së Gostivarit dhe drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme. (D.Z)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.