Shkolla e Mesme Profesionale “Mosha Pijade” e Tetovës me ngjarje përfundimtare e shënoi përfundimin e projektit disamujor “Dhuna e bazuar gjinore mbi gratë dhe fëmijët”. Nxënësit dhe profesorët kanë marrë pjesë në gjithsej tetë punëtori nga të cilat kanë dalë tre video tematike.
Sipas psikologes në shkollë Vesna Stefanova, qëllimi është që nxënësit të dërgojnë mesazh të fortë dhe të qartë që të tejkalohen paragjykimet të cilat ndikojnë mbi paraqitjen e dhunës, veçanërisht dhunës gjinore. Qëllimi është të arrihet deri te publiku gjithëpërfshirës dhe të raportohen dukur ti tilla të pakëndshme.
Në punën e tetë punëtorive janë përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të cilat punojnë në fushë të njëjtë tha Olivera Cvetkovska, psikologe në Qendrën për Punës Sociale.