Një 68 vjeç nga Nepali i quajtur Durga Kami, e kishte penguar varfëria e skajshme të vijoj shkollimin si i ri. Por tash, si një baba i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i tetë nipave dhe mbesave, ai shkon në shkollë, gjashtë ditë në javë. E gjithë kjo, ndodhi pas vdekjes së gruas së tij, kur Durga Kami thotë se ju ndryshua jeta. Ai thotë se dëshiron të mësoj deri në vdekje, duke shtuar se veprimi i tij do ti inkurajonte të tjerët të shkollohen, pa marrë parasysh se çfarë moshe i takojnë. Sipas të gjitha statistikave zyrtare deri tash, nxënësi nga Nepali duhet të jetë studenti më i vjetër në botë.
Nxënësi më i vjetër në botë është 68-vjeç
Leave a comment