Në gjendje kritike është 15 vjeçari i shkollës së mesme, i cili në mëngjes në orën 9 e 10 minuta në pushimin e madh shkollor ishte shkelur në venkalimin e shënuar për këmbësorë në bulevardin “Goce Dellçev”, në Shtip.
Siç informojnë nga Klinika spitalore-Shtip, deri tani janë kryer dy operacione në kokë nga ana e neurokirurgut. Për momentin ai është pa vetëdije në qendrën e spitalit të Shtipit. Zëdhënësja e SPB-së Shtip, Gordana Panajotova thotë se djaloshi duke ecur së bashku me një grup fëmijësh është goditur nga automobili “Folksuagen polo”, me targa të Shtipit, i drejtuar nga 68 vjeçari B.M. nga Koçani.
Nga policia thonë se është kryer kontroll në vendin e aksidentit nga ana e policisë dhe prokurorit publik punojnë në zbardhjen e rastit.