Shkup, 11 qershor – Ekipi nga SHMP “Jahja Kemal” nga Tetova do ta përfaqësojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në Kampionatin ndërkombëtar në robotikë 2021 – International Robotics Championships FLL (First Lego League).
Nikoqire e kampionatit është Greqia. Do të mbahet përmes internetit prej 24 deri më 27 qershor. Në ngjarjen katërditore do të marrin pjesë mbi 200 ekipe nga mbi 80 vende të botës.