“Miss Bumbum” është një nga eventet më të diskutuara nga mediat rozë në botë për vetë faktin se aty marrin pjesë vajzat me sharme trupore mahnitëse, fotografitë e të cilave pushtojnë çdo vit faqet e mediave rozë më prestigjioze. Këtë të hënë, temperaturat në Sao Paolo “janë rritur” nga bukuroshet konkurrente të miss-it, të cilat pozuan të pasmet e tyre gjatë organizimit. Ky është viti i gjashtë i konkursit ku garojnë përfaqësuese nga 27 shtetet e Brazilit, edhe pse ka pasur aplikime të shumta për të qenë pjesë e finales së madhe. Organizatorët kanë thënë se eventi synon ekspozimin e mrekullive braziliane që përfaqësojnë idealin e bukurisë së vajzave të Brazilit. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë edhe vajza me aftësi të kufizuara. “Natyrisht që ne mund të flasim për konkursin bum-bum si marketing, si një lloj kartoline të grave braziliane, por ne flasim edhe për bukurinë dhe gjithëpërfshirjen sociale”,- ka thënë njëri nga organizatorët. Garueset në konkursin “Miss Bumbum” duhet të provojnë se nuk u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të modifikuar të pasmet e tyre. Më poshtë fotografitë nga konkursi i famshëm:
“Nxehet” Brazili, konkurrentet e Miss Bumbum shfaqen në rrugët e Sao Paolos (FOTO)
Leave a comment