Nusreti e “bllokon” përjetë tavolinën e preferuar të Maradonës (VIDEO)

313

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona, është larguar të mërkurën nga kjo jetë. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare.

Duke lënë prapa një karrierë legjendare dhe tejet të suksesshme në futboll, Maradona u shua nga kjo jetë duke u kujtuar nga figura të shumta publike.

Një ndër ta është edhe kuzhinieri turk me famë botërore, Nusret Gokce, i cili ka pasur rastin të gatuajë disa herë për argjentinasin. Në nderim të tij, Nusret, ka rezervuar si të veçantë një nga tavolinat e tij në restorantin e tij në Dubai, për të kujtuar përjetësisht futbollistin legjendar. Ai ka publikuar një video të tavolinës së preferuar të Maradonës, mbi të cilën tashmë ka vendosur portretin e tij përkujtimor dhe një pllakatë ku shkruhet “e rezervuar”.

“Kjo ishte tavolina jote e preferuar Maradona. Tavolina është rezervuar gjithmonë për ty. U prehsh në paqe legjendë”, ka shkruar Nusret Gokce në Instagram.

Ndërkohë, postimi është shoqëruar me komente të shumta nga fansat, të cilët e kanë çmuar lartë nderin dhe respektin e kuzahinierit për futbollistin tashmë të ndjerë.

https://www.instagram.com/p/CIBagW8lACV/?utm_source=ig_web_copy_link