Një nuse në Britani të Madhe mori autobusin së bashku me disa familjarë për të shkuar në dasmën e saj. Yvonne Gorman mori transportin publik me shoqërueset e saj, babin dhe disa anëtarë të familjes. 34-vjeçarja dhe 13 mysafirët e saj u bënë hit në rrjetet sociale për shkak të udhëtimit të pazakontë. Pasagjerët e tjerë të autobusit shikuan të habitur përderisa nusja hipi në autobus për të shkuar në vendin ku do mbahej dasma e saj.