Torta, buqeta me lule, fustani i bardhë dhe i gjatë, unaza, gjithçka. Nuk mungonte pikërisht asgjë për një martesë të përkryer. Ose më mirë, dikush mungonte: dhëndri në altar. Por Laura Mesi, 40 vjeçe nga Lissone në Monzë të Italisë, instruktore fituesi, ka kurorëzuar ëndrrën e saj për t’u martuar në një ceremoni, por “single” ama, duke bërë një festë të madhe. Nga ana tjetër, “të duash veten tënde para kujtdo” është motoja e saj. Vajza italiane ka publikuar fotot e saj të dasmës në faqen e saj në “Facebook”, “Laura Mesi Sposa Single”, ndonëse në çdo imazh mungonte dhëndri.