Është një nga producentët më të mirë kosovarë, pasi, nën vulën e tij janë lansuar shumë hite.
Nurteeli, ka bërë një hap me rëndësi, pasi, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai dhe nusja e tij Blerta, martesën e kanë bërë në një ceremoni të vogël, vetëm me familjarët dhe miqtë e afërt.
Blerta ka qenë ajo që ka marrë vëmendje të madhe.
E veshur me vello nga dizenjatorja Elesa Kutleshi, Blerta dukej unike dhe shumë e bukur.
Çiftit i urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur.