Nuredini-Romeo: Mbështetje nga Italia për përmbushjen e kritereve të BE-së në fushën e mjedisit jetësor

Shkup, 18 korrik – Ministri i Mjedisit Jetësor dhje Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot u takua me ambasadorin e Republikës së Italisë Karl Romo, në të cilën shprehi respekt dhe falënderim për mbështetjen që Italia ia jep në integrimet eurointegruese të Republikës së Maqedonisë Veriore, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim për zgjidhje afatgjate në përmbushjen e kritereve të BE-së në fushën e mjedisit jetësor.

Siç kumton MMJPH, ambasadori Romeo potencoi se Republika e Maqedonisë Veriore është në rrugën e duhur dhe mbështetja nga ana e Republikës së Italisë është në drejtim të reformave në legjislacion dhe institucionet drejtë rrugës së përmbushjes të standardeve dhe vlerave të BE-së.

“Ky është qëllimi kryesor i procesit negociues dhe përfitimet do të ishin për gjeneratat  e ardhshme”, thuhet në kumtesë.

Në këtë drejtim, theksohet, u aktualizua tema e nënshkrimit të Projekt-memorandumit për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e diversitetit të ndryshimeve klimatike, vlerësimin e rrezikut, adaptimin dhe afrimin mes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Tokës dhe Detit të Republikës së Italisë.