Tetovë, 9 korrik – Kandidati për deputet në njësinë e VI-të zgjedhore njëherit edhe ministër në detyrë Naser Nuredini mbrëmë para banorëve të komunës së Bogovinës ka kërkuar mbështetje në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare duke thënë se po punojnë me qytetarët dhe vetëm për qytetarët.
Nuredini duke folur mbi konceptin dhe idenë e BDI-së për kryeministrin shqiptarë ka thënë se si subjekt por edhe ai vet personalisht punon për të gjithë qytetarët pavarësisht se cilit subjekt politik i takojnë.
‘Ne punojmë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se cili subjekt politik udhëheq komunën’, ka deklaruar kështu kandidati për deputet nga BDI, Naser Nuredini.
Ndërkohë që duke u njohur si një nga kuadrot më transparent në punën e tij, Nuredini para banorëve të kësaj komune ka thënë se ai punon me shumë profesionalizëm.
‘Unë punoj për efikasitet më të madh të institucionit që drejtoj, profesionalizëm dhe shumë transparencë’, ka thënë kështu mes tjerave para banorëve të komunës së Bogovinës, kandidati për deputet Naser Nuredini.