Likovë, 23 janar – Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Izmit Nura sot ka qëndruar për vizitë në komunën e Likovës ku është takuar me kreun e komunës Erkan Arifi ku kanë biseduar në lidhje me rekonstruimin e fushës sportive në fshatin Likovë, projekt ky që do të kushtojë 3 milion denarë.
“Sot zhvillova një takim pune me kryetarin e komunes së Likoves z.Erkan Arifi. Premtimi im që do jem përkrah zhvillimit të komunave tona në ndërtimin e infrastruktures sportive po bëhet realitet. Nga agjencia për rini dhe sport për rikonstruimin e fushes sportive në Likovë ndahen 3 milion denar”.
-Në Likovë dje kur duhej të krijoheshin fushbeteja për të ardhmen tonë.
-Në Likovë sot kur duhet të krijohen fusha sportive për rinin ton, të ardhmen tonë.
-Për ne flasin veprat , jo fjalët.