Eventi UFC-232, që zhvillohet më 29 dhjetor në Las Vegas, do të ketë si një nga dy përballjet kryesore duelin për titullin kampion të peshës “featherweight”, që mbahet nga sportistja braziliane Cris Cyborg Justino (20 fitore, 1 humbje dhe një ndeshje pa rezultat). Kjo e fundit do ta mbrojë atë ndaj patriotes së saj Amanda Nunes, kampione e botës në peshën “bantamweight”, ndaj fansat e arteve marciale mikse mezi po e presin këtë derbi amerikano-latin.
Nunes, që perj vitesh jeton e stërvitet në Amerikë, shprehet se është gati për këtë përballje të madhe, për t’u bërë kampione e botës në dy pesha të ndryshme. “Jam stërvitur mirë dhe jam në formë të mirë. Do të ndryshoj peshë, por kjo nuk më shqetëson, pasi më 29 dhjetor do të jem gati për duelin. Do t’i bëj një surprizë të hidhur Cris në kafaz, që ajo nuk e pret dhe në fund titulli do të jetë imi”,tha Amanda Nunes, 16 fitore e 4 humbje në UFC.