Tokio, 5 nëntor 2018 – Numër rekord i fëmijëve japonezë kanë kryer vetëvrasje në periudhën e kaluar, njoftoi sot Ministria japoneze e Arsimit.
Në vitin fiskal 2016/17 deri në mars, 250 fëmijë nga arsimi fillor dhe i mesëm i kanë marrë jetët e tyre. Ato janë pesë vetëvrasje më shumë në krahasim me vitin e kaluar, dhe është numri më i madh nga viti 1986, njofton Bi-Bi-Si.
Fëmijët më së shpeshti vendosen për këtë hap për shkak të problemeve familjare, brenga për ardhmërinë dhe dhunë moshatare. por shkollat thonë se arsyet për rreth 140 raste vdekjeprurëse janë të panjohura, për shkak se nxënësit nuk kanë lënë letër lamtumirës.
Shumica e atyre të cilët i kanë marrë jetët kanë qenë në shkollë të mesme