Numri i viktimave nga koronavirusi në Zvicër ka arritur në 235, ka konfirmuar Ministria e Shëndetit Publik të Zvicrës, duke u rritur nga 197 sa ishte të premten, raporton Reuters. E rritje ka shënuar edhe numri i të infektuarve në këtë vend.
Nga 12,161 sa ishte të premten, sot ka shkuar në 13,213 të infektuar. Kurse numri i të shëruarve në këtë vend ka shkuar në 1,530. Në mbrëmje pritet edhe një përditësim i të dhënave nga koronavirusi në Zvicër. Në nivel global numri i të infektuarve momentalisht është 618,043 derisa janë shëruar 135,736 persona. Kurse janë shënuar 28,823 viktima.