Numri i viktimave në përmbytjet në Indonezi u rrit në 104

0

Bilanci i të vdekurve në përmbytjet dhe rrëshqitjen e dheut që e kanë goditur provincën indoneziane Papua është rritur në 104, ndërsa 79 persona edhe më tej rezultojnë të zhdukur, kumtoi sot zëdhënësi i Agjencisë nacionale për përballje me kriza, Sutopo Nugroho.

Ai theksoi se në përmbytjet që kanë filluar të shtunën, deri më tani janë regjistruar të paktën 160 persona të lënduar.

Sipas Nugroho, të paktën 40 nga të vdekurit nuk janë identifikuar dhe ata nesër do të varrosen në një varr masive.

Për shkak të përmbytjeve pothuajse 10.000 banorë të rajoneve të goditura është dashur t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe tani janë akomoduar në qendra të përkohshme pranimi.

“Njerëzit ende janë të traumatizuar dhe druajnë nga vërshime të reja, sepse reshjet nuk ndalojnë”, informoi Nugroho. (koha.mk)

Comments are closed.