Shkup, 12 shkurt – Republika e Maqedonisë vitin e kaluar e kanë vizituar 1.491.535 turistë të huaj të cilët kanë realizuar 3.176.808 bujtje. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve të huaj shënon rritje për 12,2 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 15,2 për qind.
Të dhënat e publikuara tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar Maqedoninë e kanë vizituar 36.068 turistë të huaj, më i vizituar ka qenë Shkupi, ndërsa sipas kapaciteteve të akomodimit kanë qëndruar më shumë në hotele me katër yje ku janë vendosur 15.215 turistë, por dhe pesë yje 12.067 turistë.
Numri i turistëve në dhjetor të vitit 2018 në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 shënon rritje për 9,6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve 9,8 për qind. Numri i turistëve vendorë në dhjetor të vitit 2018, në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, është rritur për 9,5 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 9,7 për qind.
Numri i bujtjeve të turistëve vendorë në dhjetor të vitit 2018, në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, është rritur për 5,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 13,1 për qind.
Turistë më të përfaqësuar në dhjetor kanë qenë qytetarët e rajonit. Nga Bullgaria e kanë vizituar 7.541 turistë, nga Greqia 5.351, nga Serbia 3.134, nga Shqipëria 2.654, nga Turqia 2.358 dhe nga Kosova 1.725 turistë. (koha.mk)