Numri i telefonit i Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, u shfaq në web pas vjedhjes së një smartfoni të një gazetari, i cili në mesin e shumë numrave kishte edhe atë të Presidentit. Sipas revistës “Challenges”, në numrin e Presidentit kanë mbërritur me qindra mesazhe, jo gjithmonë të këndshme, përpara se ai të zhdukej nga interneti. Numri i regjistruar i Emmanuel Macron, ishin përdorur gjatë fushatës zgjedhore për të mbajtur kontaktet me mediat franceze. Për këtë arsye ai ishte ende në dispozicion për shumë gazetarë. Pikërisht në telefonin e vjedhur të një gazetari, hajduti kishte gjetur nurmin e Presidentit. Përsëri, sipas asaj që raporton “Challenges”, anëtarët e qeverisë përdorin rregullisht të njëjtin telefon, pavarësisht nga rreziqet e privatësisë.