Meksikë, 22 janar – Numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit të naftësjellësit në Meksikë është rritur në 93 persona, derisa disa dhjetëra janë lënduar apo kanë marrë djegie më të lehta ende janë në spitale.
Paraprakisht ishte kumtuar për 76 të vdekur.
“Momentalisht vazhdon procedura për identifikimin e viktimave”, deklaroi Omar Fajad, guvernator i shtetit federal meksikan Idalgo në territorin e të cilit ka ndodhur shpërthimi.
Ministri i Shëndetësisë i Meksikës, Jorge Alkoker konfirmoi se në shpërthimin, kanë humbur jetën 93 persona, ndërsa 46 janë të lënduar.
Sipas autoriteteve lokale aksidenti ka ndodhur pasi që grabitës kanë depërtuar tubacionin që të vjedhin karburante.
Qeveria e re meksikane nga fillimi i vitit ka filluar luftë aktive lundër vjedhjes së karburanteve.
Krahas kësaj, të gjitha rafineritë në vend tani janë nën mbrojtje të ushtrisë.