Londër, 13 janar – Britania e Madhe ka shënuar rritjen më të madhe të vdekjeve në vend që nga viti 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vitin e kaluar në Britaninë e Madhe kishte rreth 697.000 vdekje, pothuajse 91.000 më shumë sesa pritej bazuar në mesataren e pesë viteve të mëparshme. Shifra nuk përfshin vdekshmërinë në dhjetor të vitit 2020, pasi të dhënat janë në dispozicion vetëm që nga nëntori.
“Mbretëria e Bashkuar ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë së tepërt në botë dhe më shumë vdekje për një milion njerëz sesa shumica e vendeve të tjera evropiane ose SHBA-ja”, tha Riçard Mari, drejtori i përgjithshëm i Fondit, Kings.
“Mari porositi se është e nevojshme të kryhet një hetim publik për të përcaktuar saktësisht se cili është problemi, por tashmë gabimet janë bërë”, tha Mari.