Numri i rasteve të të prekurve me koronavirus në Gjermani ka shkuar në dy milionë ndërkaq numri i të vdekurve ka arritur në 45 mijë që kur janë shfaqur rastet e para me këtë virus.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të shtetit se duhet të ndërmerren veprime të shpejta në këtë drejtim, shkruan Reuters.
Ajo po planifikon të mbajë një takim me liderët rajonalë më 25 janar për të diskutuar për masa më të ashpra.
Vetëm dje ishin 22 mijë e 368 të prekur ndërkohë që numri i të vdekurve ka shkuar në 44 mijë e 994, me 1113 të vdekur vetëm gjatë ditës së djeshme.
Shteti me 83 milionë banorë e ka menaxhuar pandeminë më mirë se vendet fqinje si pasojë e mbylljes totale pranverën e kaluar./KOHA.net