Shkup, 11 janar – Gjithsej 345 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar në vend midis të shtunës dhe të dielës dhe përfundimisht me ditën e djeshme numri i përgjithshëm i rasteve aktive arrin 16419. Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 86494 njerëz janë infektuar, numri i pacientëve të shëruar është 67453, ndërsa numri i vdekjeve është 2622.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 798 dhe ka rreth 450 shtretër spitali të zbrazët në qendrat për kovid. Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat kovid – në Shkup janë hospitalizuar 17 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 360 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet
Nga Ministria e Shëndetësisë vlerësojnë se numri i pranimeve në ditët e kaluara është i qëndrueshëm dhe theksojnë se të gjitha repartet e sëmundjeve infektive janë të oksigjenuara dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.
Në 24 orët e fundit janë bërë 2455 teste, kurse janë regjistruar 345 raste të reja me Kovid-19, 289 pacientë janë shëruar dhe tetë pacientë kanë vdekur, , të moshës nga 48 deri 82 vjeçare, të gjithë në kushte spitali.
Nga rastet e reja të Kovid-19, 129 janë në Shkup, Kumanovë-21, Dibër-9, Shtip-12, Prilep-26, Tetovë-10, Strugë-8, Veles-13, Manastir-6, Ohër-23, Kavadar -31, Gostivar-1, Gjevgjeli-7, Strumicë-9, Kriva Pallankë-6, Radovish-5, Krushev-4, Probishtip-1, Vinicë-3, Dellçev-2, Kratovë-1, Kërçovë-1, Resnjë- 3 dhe Negotinë-14. Si të shëruar nga ana e Institutit të Shëndetit Publik dje janë regjistruar 289 pacientë.
Sipas analizave epidemiologjike, në Shkupi aktualisht ka më shumë raste aktive me Kovid-19, gjithsej 10022.