Vjenë, 27 mars – Numri i personave në Austri të cilët për shkak të pandemisë së koronavirusit mbetën pa punë është rritur në 170.800, kumtoi Shërbimi i punësimeve.
Gjatë ditës së djeshme numri i të papunësuarve ishte 163.200 persona.
Që nga 16 mars, kur hynë në fuqi masat për kufizim të lëvizjes, shumë firma të sektorit të shërbimeve duhej të mbyllen.
Rritja më e lartë e papunësisë është vërejtur në gastronomi me 56.200 njerëz të pushuar, më pas vijon ndërtimtaria me 20.800 të pushuar nga puna.(koha.mk)