Uashington, 25 shtator – Në SHBA, numri i njerëzve të infektuar me koronavirus ka tejkaluar shtatë milionë, vetëm disa ditë pasi numri i të vdekurve nga Kovid-19 në atë vend u rrit në 200.000.
Sipas statistikave të publikuara, në SHBA më shumë se 700 njerëz vdesin çdo ditë nga Kovid-19, më shumë se 40.000 sëmuren dhe kur bëhet fjalë për numrin e rasteve, numri më i madh i rasteve, më shumë se 800.000, është regjistruar në Kaliforni.
Në shtetet federale në Perëndimin qendror, me përjashtim të Ohajos, ka pasur një rritje të rasteve që nga mesi i shtatorit, më shumë në Dakotën Jugore dhe Veriore, ndërsa të gjitha rastet e reja në të dy shtetet janë të ndërlidhura me gara me motor.