Moskë, 31 maj – Numri i personave të infektuar me koronavirus në Rusi sot e ka tejkaluar shifrën 400.000, pasi 9.268 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend tani është 405.843.
Sot është shënuar numri më i ulët ditor i vdekjeve nga 25 maji 138, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve tani është 4.693.
Rusia renditet e treta në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus, pas SHBA-së dhe Brazilit.