Pretori, 4 dhjetor – Në vendet afrikane gjatë ditës së kaluar janë regjistruar pothuajse 16.000 raste të konfirmuara me koronavirus, me të cilët numri i përgjithshëm tejkaloi 2,2 milionë, kumtoi sot zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikën.
Numri i përgjithshëm i rasteve Kovid-19 në Afrikë aktualisht është 2.214.812, kurse 15,929 raste janë konfirmuar ditën e kaluar.
Nurmi i rasteve të vdekjes lidhur me koronavirusin është 52.836, kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 310 persona.
Më shumë se 1,8 milionë pacientë në Afrikë po rikuperohen nga sëmundja.