Shkup, 14 gusht – Instituti për Shëndet publik sot ka regjistruar ulje të numrit të rasteve aktive – 2950. Pas një periudhe të gjatë numri i rasteve aktive është nën 3.000.
“Herën e fundit nën 3.000 raste aktive janë regjistruar më 23 qershor të këtij viti. Numri më i madh i personave të shëruar në krahasim me të infektuarit e rinj kontribuon për uljen e numrit të rasteve aktive në vazhdimësi në periudhën e fundit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej atje theksojnë se sot është regjistruar edhe një numër rekord të testimeve të bëra në nivel ditor – 2172, me çfarë numri i përgjithshëm i testimeve në vendin tonë ka mbërritur 123 122. Ministria e Shëndetësisë informon se me rritjen e kapaciteteve për diagnostikim dhe rritje të numrit të testimeve, me qasjen e testimit te gjerë, qëllimi është zbulimi i hershëm dhe ndjekja e sa më shumë rasteve, duke i përfshirë bartësit asimptomatikë të Kovid-19.
Nga Ministria dikasteriale theksojnë se masat për mbrojtje nga Kovid-19 japin rezultate gjithkund ku respektohen.
“Qytetarët gjithnjë e më shumë u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore për parandalim të përhapjes së koronavirusit, ndërsa qasja e testimit të gjerë jep rezultate në zbulimin e rasteve asimptomatike”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej atje edhe një herë u bëjnë apel qytetarëve, pa përjashtim, të vazhdojnë t’u përmbahen tre rregullave – mbajtje të maskës, mbajtjes së distancës fizike dhe larje të shpeshtë të duarve.
“Vetëm bashkërisht mund të luftojmë me Kovid-19: Të jemi të ndërgjegjshëm për shëndetin tonë, por edhe shëndetin e më të afërme tanë”, porosisin nga Ministria.