Numri i personave të verbër mund të arrijë në 115 milionë në vitin 2050, ka treguar një hulumtim shkencor. Sipas hulumtimit, rezultatet e të cilit janë pbulikuar në faqen e internetit të revistës “Lancet Global Health”, numri prej 36 milionë personash të verbër mund të rritet në 115 milionë pas 33 vitesh nëse nuk sigurohen më shumë fonde dhe nuk zgjerohet spektri i trajtimeve.
Hulumtimi ka treguar se faktori kryesor i rritjes së numrit të personave të verbër është plakja e popullsisë dhe se verbësia dhe shikimi i dëmtuar më së shumti janë hasur në Azinë Jugore dhe Afrikën Subsahariane. Mbi 200 milionë njerëz nga 188 shtete vuajnë nga shikimi i dëmtuar i mesëm dhe i lartë, ndërsa kjo shifër do të kalojë mbi 550 milionë në vitin 2050, thuhet në hulumtim.