Numëratorët automatikë, përfundimisht me mesin e shtatorit, tregojnë qarkullim mesatar ditor brenda vitit me rreth 16.000 automjete, ndërsa si më të ngarkuara me qarkullim mes rrugëve shtetërore janë akset rrugore Veles-Petrovec, Tetovë-Gostivar dhe Miladinovc-Hipodrom. Ato ndiqen nga Shkupi-Tetova me rreth 15.000 automjete, me rreth 14.000 Veles-Gradsko, me rreth 13.000 unaza Gjevgjeli deri në kufirin me Greqinë, Hipodrom-Petrovec…
Shkup, 7 nëntor – Me shpejtësi prej 150 kilometrave në orë kanë lëvizur mbi 13.300 automobila në Qarkoren e Shkupit gjatë shtatorit të këtij viti. Në rrugën Tetovë-Gostivar, me shpejtësi prej 150 kilometrave në orë janë drejtuar 3921 automjete. Frekuenca e përgjithshme e të gjitha rrugëve në vend përfundimisht me shtatorin e këtij viti arrin 490.735 automjete, tregojnë të dhënat nga numëratorët automatikë dhe mobil që i vendos nëpër rrugë, Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).
Numëratorët automatikë, përfundimisht me mesin e shtatorit, tregojnë qarkullim mesatar ditor brenda vitit me rreth 16.000 automjete, ndërsa si më të ngarkuara me qarkullim mes rrugëve shtetërore janë akset rrugore Veles-Petrovec, Tetovë-Gostivar dhe Miladinovc-Hipodrom. Ato ndiqen nga Shkupi-Tetova me rreth 15.000 automjete, me rreth 14.000 Veles-Gradsko, me rreth 13.000 unaza Gjevgjeli deri në kufirin me Greqinë, Hipodrom-Petrovec… NPRRSH ka të dhëna për numrin dhe kategorinë e automjeteve, shpejtësinë me të cilën lëvizin edhe ngarkimi i trafikut në 170 akse në rrugët shtetërore që i marrin nga numëratorët automatike të vendosura në 70 lokalitete dhe nga numërimi pesëditor i automjeteve, gjatë një viti me numëratorët mobilë të 99 akseve rrugore të rrugëve shtetërore. “Ato do të jenë tregues, të cilët së bashku me të dhënat e marra nga Sistemi për menaxhim me rrugë (Road Asset Menagment System), në bazë të së cilës në të ardhmen do të kemi parasysh ku edhe çfarë rehabilitime duhet të bëhen, e jo sipas dëshirave të tyre, thotë për MIA-n drejtori i NPRRSH , Zoran Kitanov.
Me këtë, siç sqaron, do të kenë pamje për të gjitha aktivitetet e ardhshme. Ngarkimi, varësisht nëse është e madhe apo jo, do të tregojë çfarë asfalti duhet të shfrytëzohet gjatë aktiviteteve. “Qarkullimi i rëndë dëmton dhe është shumë me rëndësi të dihet me çfarë dendësia vendoset asfalt në një lokalitet të caktuar. Me këtë tregohet ku, sa dhe si duhet të rehabilitohet dhe rikonstruktohet, e jo sipas ndonjë dëshire”, precizoi Kitanov. NPRRSH filloi t’i vendos numëratorët automatikë nga maji i këtij viti. Në rrugë janë vendosur senzorë me të cilat kryhet matja e gjatësisë së automjetit dhe numrit të boshteve të automjeteve, që është bazë për kategorizimin e automjeteve në nëntë. Me numëratorët automatikë të automjeteve kryhen matje në 70 lokalitete, në mënyrë permanente, gjegjësisht 24 orë 365 ditë në vit. Projekti për të cilin është nënshkruar marrëveshje në vitin 2017 është në vlerë prej 550 mijë eurove.
Me numëratorë mobil kryhet matje të rrugëve më pak të frekuentuara, Ato vendosen në shtylla në shenja trafiku dhe vendosen 24 orë të mblidhen të dhëna, pas së cilës lexohen edhe numëratori vendoset në lokacion tjetër. Kjo bëhet pesë ditë në vit dhe merren të dhëna për numrin e automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugë, pesë kategori të automjeteve, si dhe shpejtësia me të cilën lëvizin. Detektimin e kryejnë me sistem radari. Me to zëvendësohet numërimi i deritanishëm manual. “Për gjithë rrjetin rrugor në rrugët shtetërore kemi të dhëna për numrin e automjeteve, kategorinë dhe për shpejtësinë e lëvizjes. Të dhënat për shpejtësinë shfrytëzohen për përmirësimin e sigurisë në qarkullim, ndërsa do t’i japim në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak se pikërisht ngarja e shpejtë është shkaku kryesor për aksidentet”, sqaron Krill Karkalaeshv, ndihmës-drejtues në sektorin për mirëmbajtje dhe pagesë të pagesave rrugore në NPRRSH.