Analizat në terren tregojnë se janë të mëdha efektet nga programet e Qeverisë për punësim, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi pas vizitës së firmës Ballkan flors nga Shkupi e cila ka shfrytëzuar një pjesë të masave të Qeverisë për punësim në suaza të Programit për kreditim. “Masat për punësim përmes programeve Maqedonia 1 dhe 2 dhe programet operuese dhanë rezultate të mira, por kjo nuk do të thotë se këtu do të ndalemi. Konkurset të cilat dolën para disa ditëve në pjesën e punësimit të subvencionuar dhe kreditimit tregojnë se jemi në rrugë të mirë të arrijmë rezultate të shkëlqyeshme, por megjithatë kjo shumë do të varet nga situata politike”, deklaroi Ibrahimi.
Ai shfaqi shpresën se të gjithë së bashku do të mbledhin forcat të mendojnë me maturi për Maqedoninë për siç tha, ta vazhdojmë rrugën drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO. Drejtori i Agjencisë për Punësim i Republikës së Maqedonisë, Vllatko Popovski theksoi se masat që i praktikon APRM nga viti 2007 japin më shumë rezultate. Nga vitit 2008, prej kur Agjencia filloi me kreditimin për vetëpunësim, deri tani siç tha, janë mbyllur rreth 35 për qind nga firmat të cilat janë hapur, por njerëzit që i kanë hapur firmat nuk janë të papunë, por janë punësuar në firma të tjera.
Ai theksoi se në shpalljet e hapura që filluan në janar dhe në shkurt të këtij vitit ka numër solid të aplikimeve dhe sqaroi se vetëm për masën vetëpunësim me grant deri dje janë parashtruar 902 parashtresa. Udhëheqësja e Qendrës për Punësim e qytetit të Shkupit, Sllobodanka Aleksovska u bën thirrje të gjithë të papunëve, posaçërisht të rinjve deri më 29 vjet të aplikojnë për masën vetëpunësim me kreditim. Pronari i Ballkan flors, Jovan Nelovski theksoi se firmën e ka themeluar pothuajse se dy vjetëve me vetëpunësim në Ohër pas ç’ka ka vendosur biznesin ta zgjerojë në Shkup me masat shtesë për punësimin e personave deri më 29 vjet dhe për punësimin e personave mbi 50 vjet.