Numër rekord i të sapoinfektuarve në Slloveni dhe Kroaci

33

Lubjanë, 21 tetor – Në Slloveni në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1.323 raste rekorde të koronavirusit, sipas  të dhënave jozyrtare të cilat sot i publikuan portalet proqeveritare.

Të dhënat zyrtare do të njihen sot pasdite.

Kryeministri slloven Janez Jansha, duke reaguar mbrëmë vonë në lajmin se qindra qytetarë në Maribor protestojnë kundër orës policore, në Tuiter shkruajti se tashmë janë konfirmuar më shumë se 1.100 të sapoinfektuar dhe bëri thirrje të respektohen të gjitha masat qeveritare.

Në të njëjtën kohë, vetëm për një ditë në Kroaci janë konfirmuar 1.424 të sapoinfektuar, kanë vdekur 11 persona, ndërsa janë testuar 5.428 njerëz, kumtoi Shtabi nacional për mbrojtje civile.

Nga fillimi i epidemisë, më 25 shkurt të këtij viti, në Kroaci janë evidentuar gjithsej 28.287 persona të infektuar me koronavirusin e ri prej të cilëve 393 kanë vdekur, ndërsa gjithsej 21.435 janë shëruar, prej të cilëve 473 në 24 orët e fundit.

Për momentin 24.242 persona janë në vetizolim.