Numër rekord i njerëzve të infektuar të rinj janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, kur është bërë edhe numri më i madh i testeve ndonjëherë në një ditë.
Nga 1.398 raste të dyshuara të testuara, rezultat pozitiv është marrë tek 257 ose rreth 19 për qind të personave të testuar.
“Nga fundi i muajit të kaluar dhe këtë muaj, numri i rasteve të diagnostikuara të rinj po rritet çdo ditë dhe mesatarisht 140 deri në 150 të infektuar të rinj regjistrohen çdo ditë. Dje, për herë të parë, numri i të sapoinfektuarve ishte mbi 200, gjegjësisht u regjistruan 203 të infektuar të rinj nga 1.351 raste të testuara”, informoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas Ministrisë, pesë persona kanë vdekur në spital në 24 orët e fundit, ndërsa 102 njerëz janë shëruar.
“Deri më tani janë kryer 103.402 teste, 16.212 ishin pozitive, 9.864 janë shëruar dhe 439 njerëz kanë vdekur. Rritja e vazhdueshme e atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor është shqetësuese. Aktualisht, 249 nga gjithsej 5.909 pacientë aktivë janë të shtruar në dy spitalet kovid”, kumtoi Ministria.
Numri i mësuesve dhe studentëve të infektuar që janë në karantinë po rritet. Ministria e Arsimit informoi se drejtori i një shkolle në Paskuqan, i cili ishte për një vizitë disaditore në Turqi, ka vdekur nga Kovid-19.